Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që t’i pezullojë të gjitha aktivitetet partiake, në nderim të dy ish-zyrtarëve të saj, që mbetën të vrarë mbrëmë në Pejë, raporton Gazeta “Enigma”
Në njoftimin e PDK-së, thuhet se ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve.
“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në nderim dhe respekt të tyre, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.