Kandidatja për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare 28 Nëntori bashkë me ish deputeten e PDK-së, Besa Ismajli.
“Prioriteti ynë kryesor në qeverisjen e ardhshme të PDK-së në Gjilan do të jetë shëndetësia dhe ofrimi i kushteve të sofistikuara për punonjësit e këtij sektori.Partia Demokratike do të ofrojë të gjitha kushtet që Gjilanasit të kenë mundësi t’i kryejnë shërbimet shëndetësore në çdo moment dhe pa asnjë problem”, thuhet në komunikatën e tyre.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar