Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Osmani ka propozuar që takimi të mbahet të enjten më 15 maj.
Nga kjo parti kanë bërë të ditur se kryetari Memli Krasniqi do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.
“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
Abdullahu tutje tha se Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë.
“Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, tha ai.