PDK-ja gjatë qershorit zyrtarizon kandidaturat për kryetarë të komunave

PDK-ja gjatë qershorit zyrtarizon kandidaturat për kryetarë të komunave

Partia Demokratike e Kosovës brenda qershorit pritet të zyrtarizojë shumicën e kandidaturave.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tha se janë duke u përpjekur që të zgjedhin kandidatët më të përshtatshëm për secilën komunë.

“Ne jemi duke bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet e vjeshtës PDK-në ta nxjerrin me rezultat sa më të mirë, kemi kandidatët që janë më të pëlqyer nga qytetarët e Kosovës. Jemi duke bërë përpjekje që në degët ku ende nuk kemi zyrtarizua kandidaturat t’i gjejmë ata që janë më të mirët mesin e mundësive që ka PDK-ja e që përfaqësojnë shoqërinë sa më gjerë, mandej të njëjtën çështje jemi duke e bartur edhe tek listat e asamblistëve”.

Tutje, Gjoshi tha se në zgjedhjet e kaluara e kanë pësuar si rrjedhojë e marrëveshjeve ndërmjet partive politike. Më tej, ai tha se beson që këtë vit nuk do t’i përcjell fati i njëjtë, pasi kanë marrëdhënie më të mira me partitë politike.

“Ne edhe herën e kaluar ishim partia me më së shumti komuna që fituam në raundin e parë, por si rezultat i marrëveshjeve politike në shumë komuna për pak vota arritën që të na marrin të tjerët siç është rasti me Prizrenin, Klinën, apo edhe me degë tjera. Kësaj here besoj që është ndryshe, kemi relacione më të mira me subjektet e ndryshme politike lokale, kështu që besoj kjo do na përkthehet në vota dhe rezultate më të mira”,theksoi tutje ai.

Ai thotë se kandidati i Prishtinës nga kjo parti do shënojë rezultat të mirë bashkë me ekipin e saj.

“Ne jemi duke pritur degën e Prishtinës që përfundimisht të na sjell kandidatin e saj, ata janë në komunikim me qytetarët dhe mendojmë që kandidati i Prishtinës duhet të përfaqësojë më gjerë sesa dega jonë këtu dhe për këtë janë konsulta që të krijohet një ekip më i mirë dhe të sjell rezultate më të mirë, dhe ne i kemi shanset goxha të mëdha duke pasur parasysh që janë provuar të gjithë në Prishtinë dhe kryeqyteti është në kaos, dhe mendojmë që ekipi ynë për Prishtinën do shënojë një rezultat të mirë”.

Më tej, Gjoshi thotë se zyrtarizmi i vonshëm i kandidatëve nga partitë e tjera, e ka vështirësuar punën e ballafaqimit.

Related Articles