PDK-ja s’merr pjesë në seancën e thirrur për adresimin e presidentes

PDK-ja s’merr pjesë në seancën e thirrur për adresimin e presidentes


PDK-ja nuk do të marr pjesë në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, raporton Gazeta Enigma.

“Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, ngase e njëjta ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sipas tyre “Si presidente, nuk ka arritur që Kosovës t’i siguroj qoftë edhe një njohje të vetme, siç ka dështuar në fushën e antarësimit të vendit në ndonjë organizatë ndërkombëtare”

“Znj. Osmani si presidente duke qenë njëkohësisht edhe udhëheqëse e politikës së jashtme ka dështuar përfundimisht në realizimin e ndonjë suksesi të vetëm në përfaqësimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Tutje Grupi Parlamentar i PDK-së shton se Osmani si presidente ka vazhduar të qëndrojë e heshtur ndaj masave dhe sanksioneve që BE i ka vënë Kosovës si rezultat i qasjes destruktive të qeverisë dhe në asnjë rast të vetëm nuk është sjellë dhe nuk ka vepruar si kundër-balancuese e politikave të gabuara të qeverisë të cilat vendin e kanë ekspozuar përballë izolimit ndërkombëtar.

“Znj. Osmani edhe në vitin e katërt të mandatit të saj, ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit duke demonstruar njëanshmëri ndaj Albin Kurtit. Ndërkaq, edhe si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka heshtur përballë skandalit të pashembullt të dështimit të sigurimit të ushqimit për ushtrinë tonë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles