Në seancën e sotme të Kuvendit, partia opozitare Partia Demokratike e Kosovës ka organizuar një aksion simbolik, duke vendosur një pankartë, tek tavolina e kabinetit qeveritar ku shihet Kurti me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në pankartë shkruhet “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”.
PDK me aksion në Kuvend, vendos foto të Kurtit me ambasadorin Berishaj
