Partia Demokratike e Kosovës (PDK), bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të mbajnë tubim me qytetarët në Han të Elezit.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë të PDK-së, ku thuhet se ky tubim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës.
Tutje, aty thuhet se tubimi me qytetarët e Hanit të Elezit zhvillohet me fillim nga ora 17:00.