PDK në Skenderaj anulon aktivitetet për sot, shkak aksidenti në Çubrel

PDK në Skenderaj anulon aktivitetet për sot, shkak aksidenti në Çubrel

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, i ka anuluar të gjitha aktivitetet për ditën e sotme.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj dege dhe njëherësh nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku.

Ai bëri të ditur se shkak për këtë vendim u bë aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel, ku vdiqën tre persona.

“Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj”, tha Lushtaku. /Gazeta Enigma

Related Articles