Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga PDK-ja, Xhavit Haliti ka thënë se është veprim i duhur nga ana e Kosovës vendosja e reciprocitetit, por që ka një tendencë që edhe Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë për fushatë.
“Ne jemi në një situatë që është dashur të veprohet si shtet por duke parë se si po funksionon kam përshtypjen se të dyja palët janë të preokupuara me fushata zgjedhore”, është shprehur Haliti.
Ai më tutje ka përkrahur këtë veprim duke sqaruar se është një Marrëveshje që i ka kaluar afati.
“Ne jemi në një situatë që është dashur të veprohet si shtet, por duke parë se si po funksionon kam përshtypjen se të dyja palët janë të preokupuara me fushata zgjedhore”, ka thënë Haliti.