Peci: Më vjen keq që nuk jam afër qytetarëve të Mitrovicës, Skenderajt…

Peci: Më vjen keq që nuk jam afër qytetarëve të Mitrovicës, Skenderajt…

Pas vërshimeve të djeshme, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Më lejoni që të shpreh keqardhjen time që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk jam afër qytetarëve në Komunën e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet e orëve të fundit”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se situata pas vërshimeve po shkon drejtë normalizimit.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më lejoni që të shpreh keqardhjen time që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk jam afër qytetarëve në Komunën e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet e orëve të fundit.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kolegët e mi Ministra, bënë një punë të palodhshme në teren, duke qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhr duke aktivizuar të gjithë mekanizmat qeveritar dhe të institucioneve vartëse, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.

Ndihem i lehtësuar me gjendjen momentale pasi po shkojmë drejt normalizimit të situatës dhe bashkëndjej me qytetarët e prekur të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga shtatori i kaluar ka themeluar mekanizmin koordinues ndër-institucional për reagim të shpejtë e menaxhim të situatave dhe rasteve të tilla, mekanizëm puna e së cilit është për tu përshëndetur.

Related Articles