Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) ka mbajtur konferencën “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”. Me këtë rast ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm.
Ai ka potencuar se sipas të dhënave nga janar deri në nëntor 60.5% e eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore janë realizuar me 5 vende si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Me këtë të fundit tha se akoma vazhdon problemi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por edhe nga Serbia duke shkaktuar dëme të mëdha për mundësin e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha vendet e rajonit.
PDK-ja thërret konferencë për media pas adresimit të presidentes Osmani
“Bashkëpunimi me vendet fqinje është i një rëndësi të veçantë. Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në vendet e rajonit ka qenë gjithmonë fokus i politikave tona dhe kjo vazhdon të jetë edhe më tutje. Kosova është pjesë e marrëveshjes regjionale për tregti të lirë në vendet e regjionit”.
“Regjioni paraqet tregjet me të rëndësishme për eksportin dhe importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe vendet për Kosovë. Sipas të dhënave e periudhës janar-nëntor 60.5% të eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore janë realizuar me 5 vende si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive akoma mbetemi larg asaj çfarë kemi potencial për të zhvilluar dhe për tu koordinuar mes aspektit rajon të sektorit të bujqësisë. Një pjesë e madhe e problemeve akoma vazhdon të jetë lidhur me problemet e mosnjohjes së shtetësisë së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me çka janë duke shkaktuar dëme të mëdha për mundësin e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha vendet e rajonit”.
“Bashkëpunimi dhe investimi në fushën e bujqësisë në Shqipëri dhe në Maqedoni e Veriut në Malin e Zi ku prodhuesit dhe përpunuesit nga Kosova jo vetëm që eksportojnë po ato apo importojnë rreth vendeve po edhe kanë bartur edhe një pjesë të aktiviteteve të tyre prodhuese dhe përpunuese dhe është tregues i qartë i potencialeve të madh zhvillimor që kanë bashkëpunimet ndërkombëtar. Duhet të punojmë së bashku që zonat kufitare posçarëisht ato malore, ku vështirësitë e ushtrimeve të aktivisteve bujqësore janë më të mëdha se sa në zonat e ulëta të gjejnë fund të bashkëpunimit kufitar ndërmjet fermerëve dhe në të dy anët kufitare. Këtë vit ka qenë jashtëzakonisht shumë në sektorin e bujqësisë pavarësisht sfidave të mëdha klimatike të cilët jemi përballur po në këtë rast flas për suksesin e jashtëzakonshëm që ne kemi pasur mes partneriteteve ndërkombëtare janë mbi 26.4 milionë që ne kemi siguruar investime në sektorin e bujqësisë në vitet e ardhshme”.
Hartim Gashi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, tha se duhet që potikat të orientohen në marrjen e masave të veçanta me qëllim të shfrytëzimit të potencialit ekonomik në zonat si Bjeshkët e Sharrit që gjenden në trekëndëshit kufitare Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.
“Si qëllim kryesor është eksplorimi i potencialit për bashkëpunim ndërkufitar veçanërisht në zonat ndërkufitare ndërmjet Kosovës Shqipërisë Maqedonisë veriut me qëllim të nxitjes të zhvillimit ekonomik në zonat rurale. Kryesisht bashkëpunimet ndërshtetërore kanë të bëjnë kryesisht e politika më të larta të niveleve të ndryshme një konferencë e tillë do të na shërbej si një nxitës të orientohen politika edhe të merren masa të veçanta me qëllim të shfrytëzimit potencialit ekonomik në këto zona mund me përmend zonën e Bjeshkëve të Sharrit e cila gjendet në trekëndëshit kufitare Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut është një potencial i jashtëzakonshëm për produkte të malit edhe sigurisht edhe për produkte të tjera që kultivohen në këto zona”.
Mustafë Kastrati nga GIZ Kosova, tha se bashkëpunimi është i nevojshëm në krijimin e një koncepti të përbashkët strategjik në aspekt të këmbimit të përvojave, raporton EI.
“Nevoja për bashkëpunim ndër kufitar është një nevojë emergjente domosdoshmëri këtu siç e potencoi ministrin Peci që për shkak të madhësisë sektorëve të riorganizim duhet të bashkëpunojmë dhe të krijojmë një koncept të përbashkët strategjik në aspekt të këmbimit të përvojave në aspekt të bashkëpunimit të përballimi të sfidave në aspektin global. Në kuadër të organizatës qeveritare gjithmonë në sektorin e bujqësisë është një prioritet i veçantë dhe falënderoj Ministrinë e Bujqësisë për besimin dhe bashkëpunimin intensiv që në 2 vitet e fundit”.