Lufta për titull në Serie A, Capello tregon favoritin

Lufta për titull në Serie A, Capello tregon favoritin

Fabio Capello beson se Juventusi ende mund t’i bëjë presion Interit në garën për titullin e Serie A.

Ish-trajneri italian foli për ndeshjen e parë të xhiros së 16 në Serie A, që fillon sot me ndeshjen mes Genoas dhe Juventusit, raporton KosovaPress.

“E shoh një vetëbesim që Juventusi nuk e ka pasur më parë. Lojtarët e dinë se çfarë duan dhe çfarë të bëjnë për ta marrë atë. Kështu po e menaxhon Allegri një skuadër që ka fituar personalitet dhe kjo e bënë të gjithë ndryshimin në botë”, tha Capello.

“Sigurisht, Interi mbetet favoriti për ta fituar titullin dhe lëndimi i Moise Kean mund të krijojë probleme për Juventusin. Ne e dimë se sa të brishtë janë titullarët Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic, dhe humbja e sulmuesit të kombëtares për një muaj do të thotë të kesh më pak opsione kur sulmuesit po luftojnë për të shënuar”, tha më tej Capello.

Related Articles