Peci: Në ballafaqim me Hamzën, unë do të përfundoja kryetar i Mitrovicës

Peci: Në ballafaqim me Hamzën, unë do të përfundoja kryetar i Mitrovicës

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje – Guxo, Faton Peci, tha se tërheqja e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, për të kandiduar sërish, nuk ia lehtëson situatën.

“Nuk mendoj që e lehtëson, mendoj që garës do t’ia dilja edhe me Bedri Hamzën kandidat. Normal se do të ishte një garë me rivalitet më të lartë, pa dashur ta nënvlerësoj askënd, as këtë djalin që e ka përcaktuar si pasardhës, as Bedri Hamzën si kryetar komune”.

“Por, mendoj që edhe në një garë në ballafaqim me Bedri Hamzën, unë do të përfundojë si kryetar i Mitrovicë”, tha Peci në “DPT te Fidani”.

Ai më tej shpalosi edhe planet e tij për Mitrovicën, ku tha se do ta transformojë në një qytet që do të jetë atraktivë për vizitorë, për zhvillimin e turizmit malor dhe për projekte infrastrukturore.

Related Articles