Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se është duke përgatitur kallëzime penale për disa figura të LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun.
Këtë ai e konfirmoi, ndërsa fliste mbi pretendimet për shkelje të parasë publike.
”Ajo që dua të bëjë publike është se unë bashkë me disa ekspertë ligjorë jemi duke bërë përgatitjen për kallëzime penale për disa akterë të involvuar brenda LDK-së, e unë nuk do t’i kursejë prej atyre që kanë dalë në terren e deri tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, tha ai në Klan Kosova.
”Nuk e përjashtoj mundësinë, deri te Lumir Abdixhiku kom me bo kallëzime penale”, tha Peci.