Pejë: 40 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pejë: 40 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

203 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në spitalin e Pejës.

Siç thuhet në njoftimin nga ky spital, 168 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 7 pacientë janë në CPAP.

Tutje thuhet se 40 pacientë ne gjendje të rëndë.

Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë numri i vdekjeve të qytetarëve si shkak i infektimit me koronavirus.

Vetëm për një ditë, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 28 vdekje.

I lartë po vazhdon të jetë edhe numri i rasteve që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Shkak i situatës së krijuar institucionet shtetërore dhe ato shëndetësore po bëjnë thirrje për vaksinim kundër COVID-19.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 935 mijë e 504 doza të vaksinës, kurse deri më sot më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related Articles