Pejë: Arrestohen dy të dyshuar pasi planifikuan vrasjen e një personi

Pejë: Arrestohen dy të dyshuar pasi planifikuan vrasjen e një personi

Dy persona janë arrestuar pasi kishin përgatitur një vrasje të rëndë në periudhën tetor-nëntor në vitin 2023 në Pejë.

Sipas Policisë, njëri i ka dhënë tjetrit para që ta vriste dikë.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma.

Related Articles