Rreshteri policor në Pejë, E. D., është arrestuar të mërkurën, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në fajde.
Arrestimi i të dyshuarit vjen pas aksionit të policisë gjatë javës së kaluar, ku ishin arrestuar 16 persona të tjerë për fajde në Pejë.
Për 16 të arrestuarit Gjykata Themelore në Pejë javën e kaluar kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh.