Pejë: Burri arrestohet pasi i dehur kanosi babain dhe familjarët

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes.

I njëjti ka demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related Articles