Një person me probleme mendore është arrestuar në Pejë.
Ai dyshohet se ka kryer tre vepra penale “Dhunë familjare”, “Sulm seksual” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Rugova tha se në këtë rast është lënduar edhe një person i cili ka ndërhyrë.
“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova.