Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.H., për “vrasje të rëndë”, pasi dyshohet se më 14 prill të këtij viti ka vrarë nënë e tij, viktimën H.H..
Sipas prokurorisë, në ditën kritike, në rrethana të përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale, i pandehuri U.H., i ka shkaktuar nënës së tij mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar nga jeta.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Më tej, bëhet e ditur se prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor.