Pejë: Një person godet me shkop bejsbolli një person tjetër, arrestohet

Pejë: Një person godet me shkop bejsbolli një person tjetër, arrestohet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të martën, në rrugën “Eliot Engel”, në Pejë, një person ka goditur me një shkop bejsbolli viktimën mashkull kosovar, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti e kishte goditur viktimën të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles