Në mbrëmjen e sotme e (Premte) janë dëgjuar disa të shtëna në Vitomiricë të Pejës, ku është plagosur një person, raporton GazetaEnigma.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova.
Rugova tha se policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.
“Policia ka kuptuar se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri dhe ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar arma me të cilën me të cilën dyshohet se është kryer vepra. I dyshuari dhe i plagosuri janë dy persona të mitur dhe sipas informatave, plagosja ka ndodhur në mënyrë aksidentale”, u shpreh zëdhënësi i policisë./ GazetaEnigma