Pejë: Sekuestrohen qindra barna pa dokumentacion ligjor

Pejë: Sekuestrohen qindra barna pa dokumentacion ligjor

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar një bunker të improvizuar në një barnatore në Pejë, ku janë sekuestruar 468 pako barnash me banderola të huaja.

Barnat nuk kishin dokumentacion ligjor dhe dyshohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes kanaleve të jashtëligjshme.

Dogana ka nisur hetimet në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe rikujton angazhimin e saj për mbrojtjen e shëndetit publik dhe tregut të brendshëm.

Related Articles