Aksidentet që ndodhin në komunikacion jo rrallëherë bëhen mollë sherri për konflikte mes pjesëmarrësve në trafik, që shpesh eskalojnë edhe në kanosje serioze e rrahje. Një rast i tillë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Pejë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht kishte ndodhur një aksident trafiku, që ishte shkaktuar nga një shofer i dehur, i cili ka goditur një veturë tjetër dhe më pas ka rrahur disa persona.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, i cili ka sulmuar dy persona që ndodheshin në veturën që e përplasi, duke iu shkaktuar lëndime tre më pas edhe një person tjetër që u përfshi në rast, ka pësuar lëndime trupore.
Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar personi i dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.