Pensionohet legjenda e Real Madridit

Pensionohet legjenda e Real Madridit

Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka konfirmuar pensionimin nga futbolli.

Këtë ai e bëri nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale të enjten. 

Mbrojtësi i majtë brazilian pati një karrierë plotë sukses.

Ai fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve e gjashtë herë La Ligan.

Marcelo me Realin kishte luajtur nga viti 2007 deri në vitin 2022, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Fluminenses në Brazil. 

Real Madridi në faqen zyrtare ka shprehur falënderimin Marcelon 36-vjeçarin. 

“Marcelo është pjesë e historisë së Real Madridit dhe një prej legjendave të mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror”, ka shkruar në faqen zyrtare të klubit madrilen. /Gazeta Enigma

Related Articles