AAK pas vendimit të Kushtetueses: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor i vetëm Kurti

AAK pas vendimit të Kushtetueses: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor i vetëm Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se afati për konstituimin e Kuvendit është konsumuar.

AAK ka thënë se këtë qëndrim e ka përsëritur vazhdimisht, duke pretenduar se partia fituese e zgjedhjeve të kaluara e ka zvarritur procesin që nga 7 qershori.

Sipas AAK-së, këto vonesa janë bërë me qëllim që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin”, thuhet në reagimin e Aleancës.

AAK ka pretenduar se përgjegjësia për situatën bie mbi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Shkeljet kushtetuese kurrë nuk kanë arsye patriotike”, ka deklaruar AAK, duke shtuar se çdo shkelje e Kushtetutës, sipas saj, bëhet me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Në reagim, Aleanca ka thënë se qytetarët e Kosovës janë në dijeni për zhvillimet politike dhe interesat partiake të akterëve politikë.

Related Articles