Pep Guardiola zgjidhet trajner i Ligës Premier për edicionin 2020/21

Pep Guardiola zgjidhet trajner i Ligës Premier për edicionin 2020/21

Pep Guardiola është shpallur si trajneri i sezonit 2020/2021 në Ligën Premier.

Trajneri katalunas arriti që mes shumë vështirësive të shpallë Manchester Cityn si kampion në ligën angleze.

Edhe pse starti nuk ishte aq i mirë,Citizens me në krye Pep Guardiolën ia dolën të fitonin Ligën Premier, dhe po ashtu Kupën Carabao.

Kjo nuk ishte e tëra, pasi spanjolli dërgoi ekipin e tij në finale të Ligës së Kampionëve, për t’u mposhtur 1-0 nga Chelsea në finale.

Por, Guardiola e mbylli këtë sezon në mënyrën më të suksesshme të mundshme, e që e mori tani edhe çmimin si trajneri më i mirë i sezonit.

Related Articles