Për 24 orë, 12 raste të dhunës në familje u raportuan në polici

Për 24 orë, 12 raste të dhunës në familje u raportuan në polici

Këto raste janë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Klinë, Deçan dhe një raport shtesë nga Peja.

Në lidhje me këto raste disa nga të dyshuarit janë arrestuar e disa janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë për dhunën në familje:

Fushë Kosovë  16.04.2024, 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë  16.04.2024, 14:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor si dhe ka refuzuar urdhrin mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë  16.04.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar në repartin psikiatrik për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti nën hetime.

Prishtinë 10.04.2024, NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime.

Prishtinë 04.04.2024, 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke  shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit rasti  në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 16.04.2024 19:46. Raportohet se pas një mosmarrëveshje të anëtarëve të familjes, një mashkull kosovar (vjehrri) dhe dy femra kosovare (nusja dhe kunata) ka ardhur deri te shtyrja në mes tyre me që rast të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët lirohen në procedurë të rregullt.

Gjilan 16.04.2024, 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, pasi që i njëjti kishte fyer viktimat femra kosovare, nënën dhe mbesën e tij, si dhe i njëjti mbesën e kishte kapur me dy duart për fyti. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.

Ferizaj 16.04.2024 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim te alkoolit 1.32 promilë ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë 16.04.2024-10:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari me të meta mendore sipas raportit të mjekut  është dërguar në mbajtje.

Deçan 16.04.2024 20:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti si recidivist i veprës edhe sot kishte përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij. Me vendim  të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë  13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Related Articles