Sikurse çdo ditë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar edhe të enjten pesë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigjma”.
Në Vushtrri është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë e tij. Pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri 26.01.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën t tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Edhe në Gjakovë është arrestuar një person për dhunë në familje. Me vendim të prokurorit ai është dërguara në mbajtje.
“Gjakovë 26.01.2022 – 10:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në vend të sigurt ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq në fshatin Petrovë të Prizrenit dy persona kanë njoftuar policinë se djali i tyre ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur me vrasje.
“Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat kosovar kanë raportuar se djali i tyre kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në Prishtinë u arrestua një person pasi ushtroi dhunë në familje para pesë ditësh.
“Prishtinë 22.01.2022 – 03:00. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në Obiliq janë arrestuar tre persona pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Viktima është dërguar në strehimore teksa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Obiliq 26.01.2022 – 19:54. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovarë pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma.