Për 24 orë, shtatë raste të dhunës në familje, cak mbetet gruaja

Për 24 orë, shtatë raste të dhunës në familje, cak mbetet gruaja

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në adresë të Policisë së Kosovës të martën, ku në gjashtë prej tyre raportohet se burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan e Novobërdë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

DHUNË FAMILJARE

Fushë Kosovë, 16.11.2021-08:56. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 16.11.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 08:56. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 16.11.2021 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar  pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Novobërdë, 16.11.2021 – 16:10.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Related Articles