Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka arkëtuar 637.3 milionë euro në shtatë muajt e këtij viti.
Sipas ATK-së, bëhet fjalë për rritje prej 60.1 milionë euro apo 10.4% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Shifrat e reja tregojnë se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rolin që ka kontributi i tyre në financimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor.
“Ky është rezultat i një pune ekipore, vizioni të qartë dhe një qasje moderne të shërbimit tatimore. Por mbi të gjitha, është rezultat i besimit të ndërsjellë që kemi ndërtuar me tatimpaguesit. Për ne, çdo euro e mbledhur është një hap drejt shtetit më funksional dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët”, njofton ATK.