Për herë të dytë radhazi Bylbyl Sokoli refuzon të flas pas ndeshjes

Për herë të dytë radhazi Bylbyl Sokoli refuzon të flas pas ndeshjes

Bylbyl Sokoli ka refuzuar sërish të flasë për mikrofonat e Art Sport.

Sokoli, nuk është prononcuar fare pas barazimit me Ferizajn, 1:1.

Për këtë ndeshje, për vendasit u deklarua ndihmësi i tij, Sadiku që mes tjerash shtoi:


“Po, e kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, për shkak të renditjes tabelare. Realisht nuk jemi të kënaqur edhe me referimin. Ishte një referim që nuk lejoi as me u zhvillu ndeshja, mirëpo kështu është futbolli ynë, nuk kemi çka të bëjmë.

“Sa i përket ndeshjes, me pikën nuk jemi të kënaqur t’u e ditë pozitën tabelare që jemi edhe është shumë, shumë e vështirë, por djemtë dhanë maksimumin, por na mbetet të punojmë tutjte, pasi kjo pikë i konvenon vetëm Ferizajt”.

Related Articles