Forbes ka publikuar sot listën vjetore të të pasurve dhe Donald Trump është në mesin e 51 personave që u hoqën nga lista kësaj radhe.
Për biznesmenin Trump kjo është hera e parë në 25 vjet që nuk është pjesë e listës.
Kjo për shkak se pandemia ka përmbysur listën edhe me disa të tjerë të famshëm, përfshirë Oprah Ëinfrey dhe bashkëthemeluesin e Birrës Boston Jim Koch, që tani më nuk janë aty.
Ish-presidenti ka raportuar 2.5 miliardë dollarë në vitin 2021, sipas Forbes, njofton Klan Kosova.
Trump tani renditet në numrin 1299 në listën e njerëzve të pasur meqë pasurinë e tij e ka krijuar përmes pasurive të paluajtshme.