Për nderë të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, në kazermat e FSK-së ngritët flamuri amerikan

Për nderë të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, në kazermat e FSK-së ngritët flamuri amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritët flamuri amerikan.

Mehaj ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të nderuar të gjithë burrat e gratë e kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.

“Si Ministër i Mbrojtjes dhe si qytetarë i Republikës së Kosovës, uroj nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Miq të dashur amerikan,
Zyrtarë, diplomatë e ushtarakë,

Të dashur qytetarë të vendi tim,

Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.

Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut.

Si Ministër i Mbrojtjes dhe si qytetarë i Republikës së Kosovës, uroj nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës.

Urim të veçantë, gjithashtu, për të gjithë, ushtarakët e Forcave Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës.

Gjithashtu, një urim të veçantë edhe për të gjithë vëllezërit amerikan në armë me të cilët shërbyem së bashku në operacionet e përbashkëta.

Paqi gjithmonë bekimin e Zotit ju bashkë me vendin dhe bashkëkombësit tuaj.
Gëzuar 4 Korrikun!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë! /Gazeta Enigma/

Related Articles