Rrahet nga tre persona, u kundërpërgjigjet me armë zjarri

Rrahet nga tre persona, u kundërpërgjigjet me armë zjarri

Të shtunën në fshatin Kramovik të Rahovecit tre persona e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër i cili më pas është kundërpërgjigjur me të shtëna me armë zjarri.



“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit”.

Policia ka njoftuar që i dyshuari, njëherësh edhe i lënduar, ka marrë trajtim mjekësor në Gjakovë, teksa të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar”.

“I dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta Enigma/

Related Articles