Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit për një javë ka konfiskuar 36 patentë shofer si dhe është duke hetuar shtatë aksidente të komunikacionit me persona të lënduar.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,525 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në njoftim thuhet se në kuadër të implementimit të planit operativ “Makineria bujqësore-Mjetet e punës”, policia ka shqiptuar tetë kundërvajtje.
“Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1525 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Në kuadër të implementimit të Planit Operative ‘Makineria bujqësore – Mjetet e punës’ ka shqiptuar edhe tetë kundërvajtje. Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i 14 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetim i shtatë aksidente të komunikacionit me të lënduar, konfiskuar 36 patentë shofer”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu siç bëhet e ditur në njoftim, njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet ndër të tjera në njoftim të policisë.