Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare kanë bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës ka shtuar aktivitet në trafik, për shkak të numrit të madh të aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.
Në këto aktivitete të policisë, po kontribuojnë edhe qytetarët dhe mediat, të cilat po i publikojnë shkeljet që po ndodhin në komunikacion, duke dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Enigma.