Pas diskutimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, banorët nga komuna e Obiliqit për shkak të ndotjes që kanë nga KEK-u kanë kërkuar që atyre mos t’u ngritet çmimi i rrymës.
Sipas tyre, janë të njëjtit që jetojnë në tym e avull që krijohet gjatë kohës sa prodhohet rryma ne qytetin e tyre, dhe vendimin për ngritje të tarifave edhe për ta e shohin si të palogjikshëm.
Zërin e qytetarëve tashmë edhe zyrtarisht e ka dërguar në një shkresë i pari i kësaj komune, Xhafer Gashi. Ky i fundit u bëri thirrje institucioneve qendrore që ta marrin parasysh ligjin për Obiliqin./Gazeta Enigma/