Medinë Dauti është njëra ndër viktimat e radhës të dhunës seksuale në Kosovës, madje nga një ish arsimtar i saj.
Dauti e cila është edhe aktiviste në organizatën “Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA”, përmes një statusi të saj në facebook ka shprehur shqetësim të madh se si ish-arsimtari i saj për tre vite radhazi ka ushtruar ngacmim seksual ndaj saj, duke i kërkuar të njejtës edhe lidhje dashurie.
“Me 29 dhjetor 2021, Kastriot Kurtin e raportova në Policinë e Kosovës për shkak se më kishte ngacmuar seksualisht që nga viti 2019”
“Ish-arsimtari im Kastriot Kurti, në vitin 2019 më ka thënë se dëshironte të hynte në lidhje dashurie me mua. Unë e refuzova qartë dhe prerë, por ai vazhdoi të më shqetësojë e të më ngacmojë seksualisht për tri vite dhe nuk u ndal as pasi e raportova në polici, e as pasi që gjykata e shpalli fajtor për ngacmim”.
“Për tri vite, ai shfaqej dhe afrohej në secilën hapësirë që unë isha; kafiteri, rrugë, evente të ndryshme, vinte më fliste, tentonte të më përqafonte dhe ulej në tavolinë kundër vullnetit tim. Unë e pata bllokuar Kastriotin në çdo rrjet social, por ai vazhdoi të më shkruante me profile të rrejshme, madje një herë edhe nga llogaria e familjares së tij. Ai ka qenë edhe asistent i jashtëm në të njëjtin fakultet ku unë studioja, për mua as ajo hapësirë nuk ka qenë e sigurtë”.
Mes tjerash, Dauti ajo theksoi se përveç se disa herë radhazi e kishte lajmëruar rastin në Polici, Gjykata e Gjilanit si përfundim e ka dënuar vetëm me 1200 euro gjobë.
“Gjyqtari i vetëm gjykues Rilind Sermaxhaj, me 12 gusht 2022, për tri vite torturë psiqike, ngacmim, shqetësim dhe frikë, e dënoi Kastriot Kurtin vetëm me gjobë 1200 euro. Praktikisht, 1 euro dita, për 1095+ ditë ngacmim”.