1 mijë e 900 mantelbardhë janë vaksinuar për tri ditë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ata u vaksinuan me vaksinën PFizer/BionTech.
Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për media ku ndër të tjera shtoi se në ditën e tretë me radhë të fazës së dytë të vaksinimit, janë vaksinuar 300 persona.
Ai ka thënë tutje se në këto tri ditë kanë arritur numrin total prej 1 mijë e 900 të vaksinuarve.
“Ditën e tretë më radhë të fazës së dytë të vaksinimit, deri më tani për sot, janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor, në nivel vendi. Nga totali i përgjithshëm për tri ditë kemi arriti 1900 dhe po shpresojmë që ky numër të jetë në rritje e sipër”, tha Bardhi.
Ai bëri të ditur se vetëm dje nga ora 8 e mëngjesit kur ka filluar vaksinimi e deri në orët e pasdites janë vaksinuar 940 profesionistë shëndetësor.
Bardhi tutje theksoi se ka radhë të gjata që po presin të marrin vaksinën Pfizer, meqë aktualisht është vetëm një pikë e vaksinimit./ Gazeta Enigma