Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj është kundër projektligjit për çmimet tavan.
“Neni 10 e definon Kosovën si ekonomi e tregut”, ka thënë Bajrami.
“Mendësia juaj qeverisë është kundër fitimit”, ka shtuar Bajrami gjatë Kuvendit të Kosovës.
Ajo e ka marrë shembull rastin e vendosjes së çmimit tavan për naftë, thotë se nafta vazhdon ta ketë çmimin e njëjtë.
“I gjithë progresi shoqëror është ndërtuar mbi synimin e fitimit”, ka thënë Bajrami.
Tutje, ajo ka theksuar se qeveria aktuale për me vendos çmimin e sheqerit, vajit peletit, drurit konsultohet me agjensione turistike.
“Imagjinoni për me vendos çmimin e sheqerit, vajit peletit, drurit këta i konsultojnë agjensionet turistike. Me na tregu dikush se cila është lidhshmëria e një agjensioni që shet bileta aeroplani me caktimin e këtyre çmimeve për produktet elementare unë do ju them bravo”, ka thënë deputetja e LDK-së.
Edhe partitë e tjera opozitare e kanë kundërshtuar këtë iniciativë.