“Përballja e titanëve” – Trump e Putin më 15 gusht takohen në Alaskë

“Përballja e titanëve” – Trump e Putin më 15 gusht takohen në Alaskë

Një takim si ai ndërmjet amerikanit, Donald Trump dhe rusit, Vlladimir Putin i cili ka ndodhur më 16 korrik në vitin 2018 do të ribëhet.

Veçse ndryshe nga atëherë që dyshen e kishte bërë bashkë Helsiniki i Finlandës, kësaj radhe këta dy krerë shtetesh ritakohen në Alaskë, më 15 gusht.

Këtë vend brenda territorit të shtetit të tij e zgjodhi vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa diskutimi do të jetë rreth mundësisë së arritjes së paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, pas më shumë se tre vjet luftë.

Takimi u konfirmua të shtunën, edhe nga këshilltari presidencial rus për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.

Ai tha se presidentët do të përqendrohen tek opsionet për zgjidhje afatgjate të krizës, ndërkaq komentoi edhe vendin e përzgjedhur për takimin që do të mbahet të premten.

Por, takimi i paralajmëruar nga Trump edhe si mundësi për shkëmbime territoresh mes dy shtetee që janë në luftë, nxiti reagimin e menjëhershëm të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai nëpërmjet një video adresimi, pohoi se nuk ka marrëveshje paqeje pa shtetin e tij prezent.

Zelensky u shpreh i gatshëm të punoj me presidentin amerikan, por edhe me partnerët tjerë për siç tha një paqe të vërtetë e të qëndrueshme.

Një ditë më herët, si opsione për vendtakimin Trump – Putin ishin përmendur edhe Italia, Vatikani e Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related Articles