Edicioni i parë dhe historik i Superkupës Mbarëkombëtare do të zhvillohet në Vlorë, më 13 dhe 14 tetor. Sonte (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse finalja zhvillohet të enjten.
Në takimin e parë do të sfidohen Prishtina dhe Partizani nga Tirana. Skuadra prishtinase është fituese të Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishin finaliste të Superkupës, ndërsa Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë.
Në takimin tjetër do të përballen Penza nga Peja dhe Flamurtari i Vlorës. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi fitoi Kupën e Federatës së Shqiptarë dhe është kampion i Shqipërisë.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, kurse më pas do të fillojë Liga Unike te femrat me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.
Organizimi i Superkupës Mbarëkombëtare ndihmohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.
Orari
13 tetor
16:00 Prishtina-Partizani
19:00 Flamurtari-Penza
14 tetor
19:00 Finalja