Tashmë janë numëruar 92.58 për qind e votave të kandidatëve për deputet nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Koalicioni për Kosovën Fituese, ka siguruar 8 deputetë.
Por, teksa numërimi po shkon drejt fundit, gara po bëhet edhe më e ashpër brenda koalicionit ndërmjet AAK-së së Ramush Haradinajt e NISMA-s Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Sipas përditësimit të fundit mandatin e deputetit e kanë siguruar Ramush Haradinaj me 38 mijë e 346 vota. Fatmir Limaj me 22 mijë e 528 vota.
Daut Haradinaj ka siguruar 22 mijë e 99 vota.
Bekë Berisha 13 mijë e 192 vota. Time Kadriaj ka siguruar 13 mijë e 161 vota.
Arbëreshë Krasniqi ka siguruar mandatin në Kuvend me 10 mijë e 958 vota.
Xhevahir Izzmaku falë kuotës gjinore do të jetë pjesë e Kuvendit.
Por gara më e ngushtë po zhvillohet mes kandidatit të AAK-së Lahi Brahimaj dhe atij të NISMA-s, Vesel Krasniqi.
Brahimaj deri më tani ka 10 mijë e 775, kurse Krasniqi 10 mijë e 529.