Instruktorë të ushtrisë turke, së fundmi kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66.
Kjo ka bërë që të trajnohen edhe nënoficerët e oficerët e Kosovës.
Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, kjo u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, që po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së. /Gazeta Enigma
Përdorimi i Antitankut HAR-66, Ushtarët e Turiqsë trajnojnë nënoficerët dhe oficerët e Kosovës
