Korea e Jugut – Gana, mbyllet pjesa e parë

Korea e Jugut – Gana, mbyllet pjesa e parë

Përfaqësuesja e Ganës është në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë kundër Koresë së Jugut.

Pas 45 minutave të parë në ndeshjen e Grupit H, rezultati është 2:0 në të mirë të përfaqësueses nga Afrika. Në fakt, Gana ishte më e mirë se Koreja e Jugut gjatë pjesës së parë dhe shënoi dy gola të shpejtë për të shkuar në pushim me një epërsi komode.

Në minutën e 24-të, Gana zhbllokoi rezultatin. Mohammed Salisu shënoi për epërsinë e Ganës, ndërsa avantazhin e dyfishoi Mohammed Kudus në minutën e 35-të. Kjo ndeshje po luhet në “Education City Stadium” dhe i takon xhiros së dytë të fazës së grupeve

Related Articles