Një fabrikë e ngjyrave raportohet se është përfshirë nga zjarri në magjistralen Ferizaj-Babush.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar dhe se ende janë duke marrë informacione të mëtejshme se si ka ardhur deri te ky shpërthim.
“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, ka thënë Veseli.