Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi”, tha ai.
Borovci tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar./Gazeta Enigma/