Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, ndërron jetë një grua si pasojë e djegieve

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, ndërron jetë një grua si pasojë e djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi në Prizren është përfshirë nga zjarri, ku ka mbetur e vdekur një e moshuar raporton Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku theksohet se zjarri kishte kapluar bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara, e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.

Ndryshe, rasti po vazhdon të hetohet, derisa rasti ka ndodhur në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren.

Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Related Articles