Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policor gjatë një kontrolli në një shtëpi në Prizren

Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policor gjatë një kontrolli në një shtëpi në Prizren

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, në Prizren, raporton Gazeta Enigma.

Të njetit ishin duke kryer një kontrolle në shtëpinë e dy të dyshuarve, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim, tutje thuhet se lëndime të lehta trupore kanë pësuar të dy zyrtarët policorë, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka marr tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Tepelna”, në Prizren.

Gjatë  një kontrolle në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj  kosovarë, që ndërlidhet me një rast më herët gjetje e narkotikëve,  policia gjatë kontrollit janë sulmuar fizikisht nga ana e dy të dyshuarve të lartë cekur. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe njëri nga të dyshuarit të cilët kanë mare tretmanin mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar, me urdhër të prokurorit të dyshuarit  mbahen në stacion policor për 6 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Related Articles